Sot nuk e dimë se çfarë na pret në vitet që vijnë dhe sa shumë do shtohen kërcënimet për paqen dhe sigurinë tonë. Demokracia si sistem është në rrezik dhe Evropa si djepi i saj do jetë në qendër të sulmeve për një kohë të gjatë. Shqipëria ka qenë historikisht në mes të influencave turkootomane, rusolindore dhe europiane perëndimore.

Për 25 vjet besuam se u shkëputëm nga dy të parat për tu bashkuar një herë e mirë me Perëndimin. Nuk rezultoi e vërtetë.Tani duket sikur perdet e vjetra po afrohen për të na e mbyllur horizontin e detit në perëndim. Sa herë ky izolim ka ndodhur ka patur aleatë të brendshëm. Nëse duhet ti gjej sot nuk e kam të vështirë.

Cudia është se jo për herë të parë në histori elita shqiptare,kryesisht ajo politike dhe financiare është me Lindjen, ndërsa populli është me Perëndimin. Paraja dhe forca janë me Lindjen, shpirti dhe truri janë me Perëndimin. Kjo është sot ndarja kryesore në Shqipëri. Shumë shpejt do jetë edhe më e dukshme. Nevoja për të mbajtur dhe mbrojtur pushtetin po e kthen elitën vulgare dhe të kalbur shqiptare në nje pengesë që na ndan nga Perëndimi.

Nëse ndryshimet që po ndodhin nëpër botë do kenë ndonjë ndikim në Shqipëri do jetë pikërisht ky: ose populli do ndëshkojë elitën e vet kriminale ose populli do largohet në Perëndim sic edhe ka ndodhur këto 25 vjet me 1 milion prej nesh,për ta lënë vendin në pronësi të izolimit dhe kapjes nga elitat analfabete të tranzicionit! Nganjëherë më duket sikur jemi kthyer në vitet 1986-1987.

Po ajo zymtësi, po ai terr, po ai izolim. Megjithatë kam ende shpresë kur mendoj se viti 1991 erdhi shpejt.Historia përseritet sidomos në Shqipëri dhe Rusia,Turqia dhe Europa do bëjnë cdo gjë që të përsëritet. Me ndihmën tonë.

.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Shqipëria po kthehet nga lindja Shqipëria po kthehet nga lindja Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!